Home Kurti tregon se cilët do të jenë dy deputetët që do t’i bashkohen VV-së

Kurti tregon se cilët do të jenë dy deputetët që do t’i bashkohen VV-së

Lëvizja Vetëvendosje në bazë të rezultateve të deri tanishme ka marrë 47.85% të votave.

E kreu i LVV-së, Albin Kurti po shprehet i bindshëm që do të arrijë të ketë 60 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Mandej ai thotë që partisë së tij do të i bashkohen edhe deputeti i komunitet egjiptian, Elbert Krasniqi, si dhe deputetja e komunitetit boshnjak, Emilia Rexhepi, shkruan Gazeta Infokus.

Do të jemi aty rrotull 60 deputetëve. Me siguri do ta kemi deputetin e komunitetit egjiptian Elbert Krasniqin, me siguri do ta kemi deputeten e komunitetit boshnjak, Emilia Rexhepi, do t’i kemi edhe disa të tjerë. Na nevojiten 61, do ta kalojmë numrin 61. Nuk do të kemi nevojë për kompromise me eksponentët e regjimit të vjetër sepse populli e do të renë. Populli e ka bërë prerjen, nuk e kemi ndërmend t’ia shkelim vullnetin e t’ia devijojmë dëshirën”, ka thënë Kurti.

Nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë që janë mbajtur më 14 shkurt, sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 47.85 për qind të votave, Partia Demokratike e Kosovës 17.41 për qind, kurse Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 13.08 për qind dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar 7.43 për qind të votave./Gazeta Infokus