Home Uncategorized Ia vendosën bombën në veturë, flet shoferi nga Mitrovica

Ia vendosën bombën në veturë, flet shoferi nga Mitrovica

49
Advertisement

Një bombë rreth orës 13:30 ka shpërthyer brenda një veture në Suhudoll të Mitrovicës. Përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

Bomba shpërtheu në automjetin Volksëagen. Shoferi i këtij automjeti, Bekim Aliu ka thënë për KP se dikush ia ka vënë bombën automjetit në rrotën e pasme dhe në momentin kur ai është nisur, ajo ka shpërthyer.

“Nuk e di kush e ka bërë, askujt borxh s’i kam. Shyqyr kam shpëtu dhe vetëm xhamat më janë thyer”, ka thënë Aliu.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke zhvilluar hetimet.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti, tha se deri tani nuk dihet motivi dhe as autori i këtij incidenti.

“Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe po punon intensivisht për zbardhjen e kësaj ngjarje”, tha Hoti.