Home Uncategorized Ankohen Fermerët: S’kemi punëtorë, fermat para mbylljes

Ankohen Fermerët: S’kemi punëtorë, fermat para mbylljes

45
Advertisement

Disa ferma në Kosovë po rrezikojnë të mbyllen.

“Pa punëtorë e pa ndihmë nga institucionet nuk zhvillohet bujqësia”.

Ndonëse në Kosovë shkalla e papunësisë është e lartë, në disa sektorë, veçmas në atë të bujqësisë, thuhet se ka mungesë të fuqisë punëtore.

Në Ramnishtë të Vitisë dy fermerë të cilët kanë mbi 70 krerë lopë thonë se për shkak të mungesës së punëtorëve po rrezikojnë të mbyllin fermat e tyre.

Edhe keqpërdorimet me subvencione po shtyjnë fermerët të heqin dorë nga biznesi me bagëtitë.