Home Uncategorized 1 vit prej që ndodhën 6 vdekje të dyshimta në QKUK, çfarë...

1 vit prej që ndodhën 6 vdekje të dyshimta në QKUK, çfarë thonë nga Prokuroria

42
Advertisement



Gazetar: Fidan Zejnullahu

Prokuroria ende s’i ka mbyllur hetimet për vdekjen e gjashtë pacientëve në Infektivë. Familjarët kërkojnë drejtësi.  

Mëngjesin e 5 korrikut, oborri i QKUK-së, ishte mbushur me policë.

Kjo pasi në orët e para të mëngjesit, gjashtë pacientë me covid-19 që ishin duke u trajtuar në Klinikën Infektive, humbën jetën në rrethana të dyshimta.

Por, edhe tani kur ka kaluar 1 vit nga kjo ngjarje, rrethanat prej të cilave ndërruan jetë këta pacientë në duart e mjekëve, nuk janë zbardhur ende.

Prokuroria Themelore e Prishtinës
Mund t’ju njoftojmë se Prokuroria Themelore e Prishtinës – Departamenti i Krimeve të Rënda, ende nuk i ka përfunduar hetimet lidhur me këtë rast, prandaj vazhdon të jetë në procedurë hetimore.

E një nga viktimat e kësaj nate, ishte edhe 70 vjecari, Xhafer Fazliu.

Të ndjerin që ndërroi jetë në natën mes së shtunës dhe së dielës, familja po e priste të lirohej nga spitali.

Arbënorja që jeton në Suedi, thotë s’do të heqin dorë

video nga minuta e 18:00:

E të zhgënjyer me organet e drejtësisë, janë edhe në Shoqatën e Pacientëve të Kosovës.

Ndërkohë, i sigurt se ky rasti do të zbardhet, është shprehur ministri aktual i shëndetësisë, Arben Vitia.

Ndryshe, Vitia dhe opozita, pas ngjarjes së rëndë të 5 korrikut të vitit 2020, kishin kërkuar dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë të kaluar, Armend Zemajt.