Home Uncategorized Lëndohen dy persona në Ferizaj, bien nga ndërtesa ku ishin duke punuar

Lëndohen dy persona në Ferizaj, bien nga ndërtesa ku ishin duke punuar

39
Advertisement



Dy persona kanë pësuar lëndime trupore, pasi kanë rënë nga një objekt ndërtimi derisa ishin duke punuar.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, raporton Gazeta Express.

Polica e Kosovës ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 07:10 në rrugën ‘Hyzer Haxhiu’ në Ferizaj.

“Rr. Hyzer Haxhiu ,Ferizaj 02.07.2021 ─ 07:10. Lëndime trupore kanë pësuar dy viktima meshkuj kosovarë pasi të njëjtit gjersa ishin duke punuar në një objekt në ndërtim, janë rrëzuar nga skelet. Viktimat janë dërguar në tretman mjekësor. Rasti në hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.