Home Uncategorized Eliot Engel me lëvdata për Kosovën

Eliot Engel me lëvdata për Kosovën

41
Advertisement

Engel lëvdon Kosovën që vendosi ambasadën në Jerusalem, shprehet i zhgënjyer me hezitimin e Vuçiqit.

Ish-kongresisti amerikan, Eliot Engel, e ka përshëndetur veprimin e Kosovës për vendosjen e ambasadës së saj në Jerusalem të Izraelit, derisa tha se kjo e fundit bëri mirë që vendosi marrëdhënie diplomatike me Kosovën. Megjithatë, kritik u shfaq ndaj hezitimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për të njëjtën çështje.

Engel, me anë të një postimi në ‘Twitter’, ka thënë se Vuçiq po minon marrëdhëniet me Izraelin vetëm që të stagnojë përmirësimin e marrëdhënieve me Kosovën, shkruan Gazeta Express.

“Izraeli kishte të drejtë që njohu Kosovën dhe jam i lumtur që Prishtina vendosi ambasadën e saj në Jeruzalem. Sidoqoftë, jam thellësisht i zhgënjyer që Presidenti Vuçiç është i gatshëm të minojë marrëdhëniet me Izraelin vetëm për ta që të stagnojë përmirësimin e marrëdhënieve me Kosovën”, deklaroi ai.

Reagimi i Engel vjen pasi mediumi ‘Balkan Insight’, raportoi se i pari i Serbisë po shfaq hezitime për vendosjen e shtëpisë diplomatike në Jerusalem të Izraelit. Sipas këtij artikulli, Vuçiq tha se Serbia do të vendosë kur dhe nëse do ta zhvendosë ambasadën në Jeruzalem në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe interesat e saj kombëtare.

“Izraeli, ndërkohë, e ka njohur Kosovën, ne po konsultohemi me amerikanët dhe BE-në, dhe ne do të veprojmë në përputhje me ligjin ndërkombëtar, por edhe në përputhje me interesat e Serbisë, dhe këto interesa kanë ndryshuar që kur Izraeli njohu Kosovën”, tha Vuçiq në një prononcim për medie.

Kosova hapi zyrtarisht ambasadën e saj në Jerusalem, vetëm disa javë pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Izraelit më 1 shkurt 2021.

Kosova u bë vendi i tretë pas SHBA-së dhe Guatemalës që hapi misionin e saj diplomatik në Jerusalem.