Home Uncategorized Tronditëse/ Burri tenton të mbys gruan duke e varur në litar, 35-vjeçarja...

Tronditëse/ Burri tenton të mbys gruan duke e varur në litar, 35-vjeçarja i shpëton vdekjes

34
Advertisement

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Rrogozhinë të Shqipërisë ku burri ka tentuar të mbys gruan e tij duke e varur me litar gruan në banesën e tyre.

Ngjarja tronditëse ka ndodhur në lagjen nr. 2 të qytetit, ku fatmirësisht 35-vjeçarja G. Lika i ka shpëtuar vdekjes, transmeton Gazeta SInjali.

Bashkëshorti K.Lika rreth 40 vjeç, ka qenë i dënuar më parë për vjedhje, dhe kishte vetëm 5 muaj që ishte liruar nga burgu.

Mësohet se pasi ka kryer aktin e rëndë duke varur me litar bashkëshorten autori është larguar nga banesa. 35-vjeçarja G. Lika raportohet se kishte pasur konflikte të vazhdueshme me bashkëshortin.