Home Uncategorized Dy ditë para Konventës, vjen dorëheqja e parë nga PDK

Dy ditë para Konventës, vjen dorëheqja e parë nga PDK

42
Advertisement

Qemajl Mustafa jep dorëheqje nga kryetari i degës së PDK-së në Gjilan

Vetëm dy ditë para Konventës Zgjedhore të PDK-së e cila pritet të mbahet të shtunën e 3 korrikut, një zyrtar i lartë i këtij subjekti ka dhënë dorëheqje nga partia.

Ai është Qemajl Mustafa, ish-kryetar i Gjilanit nga radhët e PDK-së dhe kryetar i degës së kësaj partie në këtë komunë.

Dorëheqjen e konfirmoi vet Mustafa për klankosova.tv, duke dhënë edhe disa detaje rreth këtij vendimi.

Ai ka thënë se dorëheqja e tij erdhi si shenjë respekti ndaj strukturës e sidomos ndaj anëtarësisë së PDK-së në Gjilan.

Tutje në përgjigjen e tij ai shton se ishte kthyer në këtë subjekt për të kontribuar, por sipas tij ai nuk doli të jetë i duhuri për pjesëmarrësit e degës ku ai drejtonte.

“U pa që unë nuk isha profili që mundet me e ndreqë atë degë”.

”Qendra ishte shume e pakujdesshme ndaj nesh dhe unë e lirova hapësirën për gjeneratën e mesme që është e mirë nëse duan me u bashku”.

”Hoqa dorë edhe për hir të respektit ndaj fitoreve tona të mira në të kaluarën”.

”Unë thjesht shkova për t’ju ndihmuar dhe ta rikthejë atë degë por në ndërkohë u pa që as nuk ka interesim qendra e as dega për ta rregulluar punën me Gjilanin dhe me Anamoravën”.

”Besoj shumë në gjeneratën e mesme dhe në rininë e Gjilanit e të PDK-së. Ata e rregullojnë trendin në Gjilan patjetë