Home Uncategorized Aksidenti i mori vajzën, 2 mbesat dhe dhëndrin, mamaja e Silvanës drithëron:...

Aksidenti i mori vajzën, 2 mbesat dhe dhëndrin, mamaja e Silvanës drithëron: U kthyen që të lanin borxhet

33
Advertisement

Nëna e Silvana Gushit, ka dr it hëruar me rrëfimin pas ngjarjes ku ndërroi jetë vajza e saj, mbesat dhe dhëndrri.

Mes lotësh në emisionin me “Zemër të hapur” në Neës24, ajo tha se kishte 7 vite që nuk e kishte parë të bijën pasi ajo ishte martuar që 17 vjeç dhe ishte larguar për në Greqi.

Nëna e të ndjerës tregon se si e ndihmonte të bijën pasi nuk ishin në gjendje të mirë ekonomike, dhe se kishin bo rxhe. Sipas saj, familja po ktheheshin në Shqipëri për të shlyer bo rxhet.

“Kisha 7 vite pa e parë çupën, se u martua që 17 vjeçe dhe iku në Greqi. Unë, burri e djali morëm një kredi në emrin tonë dhe të dhëndrit, që të ndihmonim vajzën. Pas tre vitesh vajza e madhe na u sëmurë nga kërma, nuk punonte, ja ngrija unë tenxheren. Çfarë blija për vete, i blija vajzës. Rrogën e burrit e shfr y tëzoja për vete dhe për vajzën, se nuk kishte mundësi. Pas tre vitesh m’u sëmurë mbesa, Anastasia. I dhi mbte këmba, ku nuk e çuam. E mori djali në Gjermani. Pastaj e çuam në Greqi. Vetëm për këtë, vajza shkoi në Greqi dhe vendosën të jetojnë atje. Vajza punoi një vit në një supermarket, pastronte dhe merrte 200 euro. Kishte shumë h a lle. Kishin bo rxhe. Tani do të lante 7 milionë lekë b orxh. Çfarë më bëri ai, më v r a u vajzën, dhëndrin dhe mbesat.

Mbesa e vogël ka lindur këtu, 6 vjet e kam mbajtur unë, pastaj vajti në Greqi dhe ishte e shkëlqyer me mësime. Dhëndrin e kisha shumë të mirë, më respektonte, nuk kishte djalë si ai. Edhe ata të dy shkonin shumë mirë. Vajza më thoshte “ai më rriti, se më mori që 17 vjeçe”. Aq kemi hequr, kemi ndarë dhe një gotë ujë me vajzën. Nuk do të ketë për mua ilaç më, vetëm vdekje. Erdhi djali nga Gjermania se do bënte një patentë, një ditë më vonë do vinte vajza. Kur më thanë që vd i q ën, më iku truri. Mora burrin në telefon dhe pastaj nuk mbaj mend çfarë bëra”, tha nëna e të ndjerës.