Home Uncategorized Reagon Daut Haradinaj: E di që kandidimi im ua prishë planet, keni...

Reagon Daut Haradinaj: E di që kandidimi im ua prishë planet, keni ambicie të sëmura

31
Advertisement

Daut Haradinaj: E di që kandidimi im ua prishë planet, keni ambicie të sëmura.

Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar ndaj shpifjeve ndaj tij, ku akuzohet për mosdeklarim të pasurisë.

Ai tha se kandidatura e tij mund të ju pengojë shumë njerzëve, pasi që sipasj tij, u prishen planet dhe aspiratat.

Mirëpo, sipas tij kjo nuk e ndal atë të punojë ndershëm dhe me përgjegjësi.

“E kuptoj që kandidatura ime për Kryeqytetin shumëkujt ja prish planet dhe aspiratat. Nuk e kuptoj shpifjen si mjet për plotësimin e këtyre qëllimeve të sëmura.

I porosis ata që qëndrojnë prapa këtyre shpifjeve se unë do të vazhdoj të punoj dhe të jetoj ndershëm. Pasurinë time, atë që e kam, gjithmonë e deklaroj në përputhje me ligjin. Kështu kam vepruar edhe në marsin e këtij viti.

Sa herë shpifin për mua, më kujtohet ajo thënia “qentë lehin e karvani ecën”, ka shkruar Haradinaj.