Home Uncategorized PO KTHEHEJ NGA PUNA, 27 VJEÇARI VDES NGA I NXEHTI NË ITALI

PO KTHEHEJ NGA PUNA, 27 VJEÇARI VDES NGA I NXEHTI NË ITALI

43
Advertisement

Një ngjarje tronditëse me pasojë vdekjen ka ndodhur në Itali.

Një emigrant 27 vjeçar me origjinë nga Mali në Afrikë, Camara Fantamadi, ka gjetur vdekjen dje nga i nxehti.

I riu humbi jetë pasi u ndje keq teksa kthehej me biçikletë në shtëpi, pasi kishte punuar për disa orë në fushë me mbledhjen e perimeve.

Temperaturat në zonë ishin mjaft të larta dhe ajri ishte thuajse i papërshtatshëm për frymëmarrje. Rreth orës 18.00 Camara ndaloi biçikletën dhe u mbështet përtokë. Një kalimtar raportohet se ndaloi për t’i ardhur në ndihmë, por gjithçka ishte e kotë pasi i riu u gjet më pas i vdekur nga grupet e emergjencës, me fytyrë përtokë.

Një mik i Camara tregonte për mediat se i ndjeri ishte përgjithesisht mirë me shendet dhe në fund të punës kishte kërkuar ujë, që e kishte hedhur në kokën e nxehur nga dielli. Më pas kishte marrë biçikletën dhe ishte larguar.