Home Uncategorized Hoti për 100 ditkëshin e Qeverisë: Kurti për tre muaj e kapi...

Hoti për 100 ditkëshin e Qeverisë: Kurti për tre muaj e kapi shtetin

35
Advertisement

Ish-kryeministri i vendit Avdullah Hoti, e ka kritikuar Qeverinë Kurti për ndërhyrje në punën e institucioneve të pavarura dhe nepotizëm.

Ai tha se gjatë këtyre tre muajve Qeveria Kurti e ka kapur shtetin më shumë se që kanë bërë të gjitha qeveritë e kaluara ndër vite.

”Për vite të tëra kanë kritikuar qeveritë paraprake, nuk po them që qeveritë paraprake nuk kanë pasur lëshime në këtë drejtim për punësime partiake, për nepotizëm, për ndërhyrje në punën e institucioneve të pavarura, por lëshimet që qeveritë paraprake i kanë bërë për vite të tëra, ose futja e duarve në institucione të ndryshme qeveritare që ka ndodhë për vite në qeveri të ndryshme, këta (Qeveria Kurti) i kanë bërë për tre muaj”.

Hoti tha se Qeveria Kurti duke punësuar persona të lidhur me politikën në institucione publike, po e bënë pikërisht atë që e kanë kritikuar ndër vite.

”Në masë të madhe i gjeni njerëzit që janë të lidhur drejtpërdrejt me politikën, kanë qenë në lista zgjedhore, ose janë të afërt me persona që e mbajnë pozita publike, pra është ndërtuar një kauzë e luftimit të nepotizmit dhe politizimit të institucioneve dhe këta e kanë bërë për tre muaj. Kapja po vazhdon me intensitet dhjetë fish më të madh, brenda tre muajve ka pasur instalim të njerëzve nëpër pozicione të caktuara që për vite të tëra qeveritë e kaluara nuk kanë pasur mundësi ta bëjnë”, tha Hoti në Klan Kosova.