Home Uncategorized Historia e vajzës ruse që u dashurua me shqiptarin: Pse braktisa Kanadanë...

Historia e vajzës ruse që u dashurua me shqiptarin: Pse braktisa Kanadanë për Shqipërinë

33
Advertisement

Masha Mezenina është një vajzë ruse me profesion ‘Make up artist’. Në moshë shumë të vogël familja e saj emigroi drejt Kanadas, vendi në të cilën ajo u dashurua me një djal shqiptarë.

Kjo u bë arsyeja kryesore që Masha të braktiste Kanadanë për Shqipërinë. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv ajo tregoi se për më shumë se një vit është zhvendosur në Shqipëri.

Për një vit ne nuk kemi mundur që të punojmë në Kanada. Ardhja në Shqipëri na dha mundësinë që të punojmë sërish kështu që unë mund të bëj gjithçka që bëj në film, make up. Të gjitha këto gjëra kanë qënë të mundura këtu” u shpreh ajo.

E pyetur për ndryshimet që vuri re në Shqipëri kur erdhi, ajo tha se nuk pësoi ndonjë shok kulturor pasi Rusia dhe Shqipëria janë vende të ngjashmë për nga kultura:

“Në fakt mendoj që duke qenë se kam lindur në Rusi dhe kam jetuar disa vite, më pas e kam vizituar çdo verë, ardhja në Shqipëri më bëri që të mos kisha një shok kulturor kështu që kur erdha këtu thash “ua këtu qënka si në Rusi”. Sepse të gjitha ndërtesat e periudhës së komunizmit janë shumë të ngjashme, ka në influencë të madhe ruse ne Shqipëri sipas historisë dhe ka qenë si “ wow unë jam në shtëpi’ .