Home Uncategorized Koci: Gruaja serbe që është kthyer në Gjakovë nuk duhet të dëbohet

Koci: Gruaja serbe që është kthyer në Gjakovë nuk duhet të dëbohet

69
Advertisement



Avokati Arianit Koci ka thënë se gruaja serbe që është kthyer për të jetuar në Gjakovë nuk mundet dhe nuk duhet të dëbohet, raporton Gazeta Express.

Në një shkrim në Facebook, Koci ka thënë se serben s’mundemi dhe nuk duhet ta ndjekim.

Ai ka përmendur nënë Ferdonijen, që thotë se nuk e pranon kthimin e serbes në Gjakovë.

“Nëna Ferdonije, së cilës nga dora e kriminelëve serbë i janë vrarë 4 djem dhe burri, nuk e pranon kthimin e serbes në Gjakovë.  Nuk po e pranojnë edhe shumë nëna tjera gjakovare. Nënat tona! Gjakova është plaga jonë e pashëruar. Krimet më monstruoze janë kryer aty, nga kriminelët serbë”, tha ai.

Tutje, ai ka thënë se serbja që është kthyer po thuhet se ka punuar në polici, e shton se nëse zbulohet se e njejta ka kryer ndonjë krim, organet kompetente mund ta arrestojnë dhe ta procedojnë penalisht.

“Serbja paska punu në polici.  Saktë! Por, sot e kuptova që paska qenë pastruese në SUP. Në anën tjetër, nëse e njejta ka kryer ndonjë krim, situata qenka e mirë për neve. Organet kompetente tani, pasi është në Kosovë, mund ta arrestojnë dhe ta procedojnë penalisht.  Por, nëse nuk ka prova se e serbja e kthyer, ka kryer krime – nuk mund t’ia ndalojmë kthimin. Çka nëse e njejta është dërguar me mision? Ne e dëbojmë, dhe Serbia e shfrytëzon këtë çështje, që të na godasë neve?”, thotë ai.

Koci thotë se gruaja serbe nuk duhet të dëbohet sepse nuk paraqet rrezik për askënd.

“Në anën tjetër, le të jetojë mes shqiptarëve dhe le ta kuptojë personalisht çfarë krime kanë kryer kriminelët serbë. Ne nuk jemi si ata.  Për atë arsye, ata i ka bombarduar bota demokratike. Sidoqoftë, do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi – sa të jetë jeta jetë. E kriminelët, herë do kur do të vihen para drejtësisë. Për këtë jam i sigurt”, përfundoi ai./GazetaExpress/