Home Uncategorized Vuçiq: Do të bisedojë me Merkelin për çështjen e Kosovës

Vuçiq: Do të bisedojë me Merkelin për çështjen e Kosovës

33
Advertisement

Vuçiq thotë se do të bisedojë me Merkelin për çështjen e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se do takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel nesër ose pasnesër, me të cilën do diskutojë edhe për Kosovën.

Vuçiç deklaroi se, ndër të tjera, ai do të bisedojë me kancelaren gjermane për Kosovën, bashkëpunimin rajonal dhe rolin e Gjermanisë dhe Berlinit, raportojnë mediet serbe.

“Do ta shohim nëse do të jetë procesi i Brukselit apo Berlinit”, deklaroi Vuçiç, duke iu përgjigjur pyetjes se çfarë pret nga kjo bisedë përmes një lidhje video.

Merkel, në anën tjetër, pak ditë më parë ka kërkuar takim me presidentin rus, Vladimir Putin, në mënyrë që të eliminohen provokimet ruse në Ballkanin Perëndimor.

“Aktivitetet e Rusisë në Ukrainë, Bjellorusi dhe Ballkan ndikojnë drejtpërdrejt në interesat e Bashkimit Evropian, prandaj është e nevojshme që blloku me 27 anëtarë të përgjigjet njëzëri”, ka deklaruar ajo para disa ditësh.