Home Uncategorized Rrihen mes veti punëtorët e një kompanie ndërtimi në Vushtrri

Rrihen mes veti punëtorët e një kompanie ndërtimi në Vushtrri

38
Advertisement



Policia e Kosovës ka arrestuar dje katër persona të dyshuar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti, shkruan Gazeta Express.

Sipas policisë të lënduarve u është ofruar tretman mjekësor, teksa njëri prej tyre është dërguar për tretman të mëtutjeshëm në QKUK.

“Rr. Skënderbeu Vushtrri 26.06.2021 – 10:00. Janë arrestuar katër meshkuj  kosovarë punëtor të një kompanie të ndërtimit, pasi që janë rrahur në mes vete. Të lënduarve i është ofruar tretman mjekësor, njëri nga të lënduarit është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë. /Express/