Home Uncategorized I kërkojnë koncert në Serbi, përgjigjen e Capital T s’duhet ta humbasë...

I kërkojnë koncert në Serbi, përgjigjen e Capital T s’duhet ta humbasë asnjë shqiptar!

56
Advertisement

Me siguri të gjithë jeni kënaqur me koncertin madhështor të Capital T, “Time Capsule”, të mbajtur në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Reperi na ktheu pas në kohë teksa performoi hitet e tij më të famshme që prej fillimit të karrierës dhe na dhuroi një spektakël të vërtetë, të cilin e shijuam në maksimum.

Një eksperiencë të tillë kanë kërkuar të përjetojnë edhe fansa të Kapos nga Serbia.

Teksa reperi pyeste fansat se ku dëshironin ta shihnin të performonte këtë vit, dikush i shkruan:

“Në Serbi të lutem, ke fansa edhe këtu.”

Doni të dini përgjigjen e Capital T që na i bëri zemrat mal? Ai vendosi një kusht tepër të rëndësishëm:

“Kur shteti juaj të na njohë, Republika e Kosovës. shkruan ai, shoqëruar me flamurin e Kosovës.

Përgjigje më të bukur s’mund të jepte!

Këtë vit, Kapo i është rikthyer koncerteve e performancave në clube gjatë verës, teksa premton surpriza për muajt në vijim.