Home Uncategorized Gjermania në kërkim të punëtorëve prej Ballkanit

Gjermania në kërkim të punëtorëve prej Ballkanit

47
Advertisement

Nga 1 janari i vitit 2021 është në fuqi Rregullativa e re për Ballkanin Perëndimor. Deri më 31.12.2023, shtetasit e Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të rajonit, kanë qasje të privilegjuar në tregun e punës së Gjermanisë, njofton Portalb.mk.

Pasi që më 20.06.2021 është shfuqizuar kufizimi për udhëtim për shkak të KOVID-19 për personat me vendbanim të përhershëm në Maqedoninë e Veriut, tani përpunimi i kërkesave të vizës së tillë sërish është e mundshme.

Në të ardhmen, terminët për dorëzimin e vizave të tilla do të ndahen çdo muaj veçmas. Për atë arsye, nuk do të ketë pritje të gjata. Çdo muaj, duke filluar nga korriku, lista e pritjeve për terminë do të jetë e qasshme për muajin e ardhshëm. Kohëzgjatja mund të jetë e ndryshme nga muaji në muaj.