Home Uncategorized Tragjeditë në familjen e 20-vjeçarit, i ati iu mbyt në lumë, familjen...

Tragjeditë në familjen e 20-vjeçarit, i ati iu mbyt në lumë, familjen në varfëri

34
Advertisement

Fati tragjik e ka ndjekur familjen Zeneli nga Bahçallëku i Shkodrës.

Myzerim Zeneli, i riu i cili mbeti i v rarë pas përplasjes mes pronarëve Ferracaku dhe Gocaj në Velipojë, kishte vetëm një ditë që kishte shkuar të punonte si kamarier në hotelin “Gocaj”.

Mësohet se 20-vjeçari kishte humbur të atin para disa vitesh. Ai u mbyt në lumin Drin, teksa ishte futur për t’u larë.

Familja e Zenelit, e cila jeton në Bahçallëk të Shkodrës, ndodhet në kushte të vështira ekonomike, ndërsa nuk përballojnë dot financiarisht shpenzimet mortore.

Bizneset e familjeve Ferracaku dhe Gocaj ndodhen fare pranë njëri-tjetrit dhe debati lindi pikërisht për vendosjen e disa shezlongëve në plazhin e Velipojës, konflikt i cili përfundoi me katër humbje jete dhe dy të plagosur.