Home Uncategorized Tejkaloi në vijë të plotë, Policia ia konfiskon patentë shoferin për tre...

Tejkaloi në vijë të plotë, Policia ia konfiskon patentë shoferin për tre muaj dhe i shqipton gjobë 150 euro

38
Advertisement

ejkaloi në vijë të plotë, Policia ia konfiskon patentë shoferin për tre muaj dhe i shqipton gjobë 150 euro.

Policia e Kosovës ka dënuar me 150 euro gjobë dhe me konfiskim të patentë shoferit, një qytetar i cili kishte bërë tejkalim në vijë të plotë.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në magjistralen Gjakovë-Klinë.

“Pas pranimit të pamjeve për një kundërvajtje në magjistralen Gjakovë-Klinë, zyrtarë policorë nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugorë-Gjakovë, drejtueses së automjetit i shqiptojnë gjobë për tejkalim në vijë të plotë.

Gjoba e shqiptuar bazuar në Ligjin 05/L-088, Neni 72, Paragrafi 2, parasheh dy pikë negative, tre muaj konfiskim i patentë shoferit dhe 150€ gjobë”, thuhet në njoftimin e Policisë.