Home Uncategorized Ndalohet një 27 vjeçare nga Kosova në Durrës, dyshohet për falsifikim të...

Ndalohet një 27 vjeçare nga Kosova në Durrës, dyshohet për falsifikim të dokumenteve

69
Advertisement



Katër persona kanë rënë në pranga për vepra të ndryshme penale. Në mesin e tyre edhe një 27 vjeçare nga Kosova. Mediat nga Shqipëria raportojnë se ajo ishte dënuar për falsifikim të dokumentave.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar kanë ndaluar 27-vjeçaren nga Kosova A.B., pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 3 muaj burg për veprën penale “Falsifikim dokumentesh”.

Në pranga ka rënë edhe 23-vjeçari A.L., banues në Durrës pasi u kap duke tentuar të grabisë një fugon i cili ishte parkuar në terminalin e Portit. Ndërsa nga hetimet paraprake rezultoi se më herët 23-vjeçari i ka grabitur K.Sh në lagjen nr.4 në Durrës një karrocë.

Gjithashtu Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë:-G.(F). M., 33 vjeç, banues në Borizanë, Krujë si dhe u procedua penalisht shtetasi A. Gj., 48 vjeç, banues në Derven, Krujë, pasi në aksin rrugor Luz-Derven, shtetasi G. (F), M., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me motomjetin tip “Lifan”, me drejtues shtetasin A. Gj. Si pasojë e përplasjes është lënduar shtetasi A. Gj., dhe pasagjeri në motomjet shtetasi R. Z., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.-A. L., 34 vjeç, banues në Kavajë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr.3, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur dhe gjatë shoqërimit të tij nuk iu është bindur urdhrit të Policisë.

Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Durrës/InformacionArrestohen në flagrancë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasen kosovare A. B., 27 vjeçe, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, e ka dënuar me 3 muaj burg për veprën penale “Fallsifikim dokumetash”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 23 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas u arrestua pasi u kap në flagrancë duke tentuar të vjedhë në një mjet furgon i cili ishte i parkuar në terminalin e Portit. Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas i ka vjedhur një karrocë shtetasit K. Sh., në lagjen nr.4, Durrës.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasitG.(F). M., 33 vjeç, banues në Borizanë, Krujë si dhe u procedua penalisht shtetasi A. Gj., 48 vjeç, banues në Derven, Krujë, pasi në aksin rrugor Luz-Derven, shtetasi G. (F), M., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me motomjetin tip “Lifan”, me drejtues shtetasin A. Gj. Si pasojë e përplasjes është lënduar shtetasi A. Gj., dhe pasagjeri në motomjet shtetasi R. Z., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, raporton abcneës.al

A.L., 34 vjeç, banues në Kavajë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr.3, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur dhe gjatë shoqërimit të tij nuk iu është bindur urdhrit të Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtjeshme.