Home Uncategorized Rekomandohet suspendimi i pesë zyrtarë të Njësisë Speciale

Rekomandohet suspendimi i pesë zyrtarë të Njësisë Speciale

43
Advertisement

Suspendohen pesë zyrtarë të Njësisë Speciale, tejkaluan autorizimet policore gjatë përdorimit të forcës në aksionin në Prizren.

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë rekomanduar suspendimin e pesë zyrtarëve policorë (një rreshteri dhe katër zyrtarëve policorë – që të gjithë punonjës në Njësinë Speciale Operative) me dyshimin se të njëjtit kanë tejkaluar autorizimet policore gjatë një intervenimi në një lokal në Prizren.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se “lidhur me këtë rast që IPK ka qenë duke e hetuar nga IPK, hetuesit kanë pranuar ankesë bazuar në të cilën pretendohet se ka pasur tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës kurse për rastin e njëjtë sot në media është publikuar një audio- incizim”.

“Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, thuhet në