Home Uncategorized Policia jep detaje për aksidentin e rëndë në Prishtinë, tre persona dërgohen...

Policia jep detaje për aksidentin e rëndë në Prishtinë, tre persona dërgohen në spital

30
Advertisement



Një aksident i rëndë ka ndodhur pas mesnate në Prishtinë, në rrugën “Ilir Konushevci”.

Në lidhje me këtë rast, Indeksonline ka kontaktuar me Zëdhënësen e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 00:30 në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona, kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar  për trajtimin e nevojshëm mjekësor.”

“Hetuesit rajonal të njësitit të trafikut, kanë nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, u shprehë ajo./Indeksonline/