Home Uncategorized Ky është tipi i 44 automjeteve që Gjermania i dha FSK-së

Ky është tipi i 44 automjeteve që Gjermania i dha FSK-së

40
Advertisement

KFOR-i gjerman i ka dhënë donacion Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në vlerë prej 329 mijë euro, përmes të cilit FSK-ja bëhet me 44 automjete të tipit “Wolf” (ujk) dhe 77 komplete me vegla speciale. Materiali përfshin, ndër të tjera, një rrafsh zdrukthi, një stacion saldimi dhe një makinë saldimi.

Gjeneral brigade Uwe A. Becker, drejtor i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s dhe njëkohësisht oficer gjerman në gardën më të lartë në Kosovës, dorëzoi bashkërisht me komandantin e kontingjentit të 50-të gjerman të KFOR-it, nënkolonel Eric Offermann këto pajisje.

Becker, tha se dorëzimi i këtij materiale është shprehje e marrëdhënieve të mira mes Gjermanisë dhe Kosovës.

Sipas tij, Republika Federale e Gjermanisë përkrah zhvillimin e aftësive të FSK-së, në konsolidimin e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon

“Tani ka ardhur koha që të zvogëlohen numri i personelit dhe tu kalojë përgjegjësia institucioneve të Kosovës për të mbrojtur paqen dhe stabilitetin. Ka shumë shembuj të shkëlqyem te shërbimit të FSK-së. Të dorëzoj këto 44 automjete për terrene të ndryshme”

“Këto automjete do tu shërbejnë më mirë sa kontingjenti gjerman. Ju mund të thoni dy gjëra: sa të rëndësishëm kanë qenë për ne dhe sa shumë gjermanët i duan këto makina”.

Ai shtoi se nuk duhet harruar se qëndrueshmëria afatgjate e automjeteve varet nga mirëmbajtja e tyre.

Ai deklaroi se FSK-ja është në prag të transformimit në Forca të Armatosura, proces ky i cili sipas tij, i hap FSK-së mundësi dhe rrugë të reja në bashkëpunim të mirë me të gjitha komunitetet.