Home Uncategorized Kurti: I qëndroj prapa çdo deklarate për Ujmanin

Kurti: I qëndroj prapa çdo deklarate për Ujmanin

38
Advertisement



Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se qëndrojnë prapa çdo deklarate për liqenin e Ujmanit dhe se dialogu mes Kosovës e Serbisë do ta ketë një kapitull të ri. Ai edhe gjatë pasdites ka bërë të ditur se nuk ka arritur që ta lexojë raportin e fizibilitetit të cilin ia ka dorëzuar Departamenti Amerikan për Energji. Ai tha se atë duhet ta lexojnë fillimisht ekspertët.

Shefi i ekzekutivit pas promovimit të katalogut të ekspozitës arkeologjike ka theksuar se negociatat me Serbinë janë përmbyllur me shpalljen e pavarësisë. Kështu është përgjigjur ai derisa ëahtë pyëtur nëae janë të gatshëm që të negociojnë për liqenin e Ujmanit, ashtu aiç është rekomanduar në raportin e nxjerrë të mërkurën.

“Për besë gjatë ditës nuk kam mbërri ta lexoj, porsa ta lexojnë ekspertët tanë, profesionistët”, u shpreh ai.

Më tej, Kurti ka shtuar se qëndrojnë prapa qëndrimeve qe kanë pasur për liqenin e Ujmanit, duke theksuar se dialogu aktual mes Kosovës e Serbisë është kapitull i ri.

“Negociatat kanë përfunduar me shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe opinionin këshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Dialogu që zhvillohet mes Kosovës dhe Serbisë do të ketë kapitull të ri. E kemi pasur deri më tash një takim, sipas të gjitha gjasave do të kemi edhe një takim tjetër. Mirëpo ne do të dakordohemi një herë për agjendën në mënyrë që ta hapim kapitullin e ri të dialogut. Ndërkaq sa i përket liqenit të Ujmanit ne qëndrojmë prapa të gjitha qëndrimeve tona që i kemi thënë deri më tani. Ndërkaq raporti më i ri që ka dalë, para se të flasim ne, duhet ta lexojnë dhe studiojnë ekspertët tanë profesionistë”, ka deklaruar ai.

Kurti është pyetur edhe nëse do te diskutohet për ndarjen dhe shfrytëzimin e përbashkët të liqenit të Ujmanit.

“Nuk besoj që duhet t’i bëjmë tre hapa përnjëherë. Ndonëse një gjë e tillë nuk është e mundur. Dialogu do të ketë kapitull të ri, duhet të dakordohemi për agjendën, tre hapa përnjëherë si bëjmë dot”, ka përfunduar ai.

Departamenti Amerikan për Energji ka dhënë katër rekomandime për shfrytëzimin e Ujmanit nga palët e përfshira. Të njëjtat parashohin përmirësimin e infrastrukturës së liqenit, formimin e një komisioni lumor, implementimin e një sistemi mbikëqyrës dhe përmirësimin e parashikimit të furnizimit me ujë.