Home Uncategorized KQZ do ta bëjë edhe më të lehtë formularin për votim në...

KQZ do ta bëjë edhe më të lehtë formularin për votim në zgjedhjet lokale

32
Advertisement

KQZ’ja synon t’i thjeshtësojë formularët për votim.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon përgatitjet për zgjedhjet e 17 tetorit.

E qëllimi është që formularët e votimit, kësaj radhe të jenë sa më të thjeshtë, për t’i evituar problemet që kishin ekzistuar më herët.

“Këshilli ka trajtuar të gjithë formularët për procesin zgjedhor. Qëllimi i formularëve është që ato të jenë sa më të thjeshta, të evitohen problemet që janë hasë në zgjedhjet e kaluara”, ka deklaruar Alim Rama nga Këshilli për Operacione Zgjedhore për T7.

Veç kësaj, Rama ka rekomanduar që të aprovohet edhe propozimi për krijimin e mundësive që votuesit e verbër dhe me të parë të dobësurar të votojnë personalisht.

Ndërsa Arianit Elshani, anëtar i KQZ-së, ka thënë se me çështje teknike nuk duhet të merret ky organ.

Kurse Florian Dushi nga LDK-ja, thotë se kjo ka qenë praktikë edhe e mëhershme.

E përveç për zgjedhjet aktuale, në këtë mbledhje të komisionit është diskutuar edhe për zgjedhjet e 14 shkrutit