Home Uncategorized Gjykata merr këtë vendim ndaj të dyshuarit për vrasjen në Gjilan

Gjykata merr këtë vendim ndaj të dyshuarit për vrasjen në Gjilan

31
Advertisement

30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen në Gjilan.

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit për t’i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit B.Z.

Sipas dyshimeve të bazuara të Prokurorisë, i dyshuari më datë 24 qershor të këtij viti në kafiterinë “VivaLa” në Gjilan, me dashje e ka privuar nga jeta të ndjerin I.C., pas një mosmarrëveshje verbale.

“Ekziston dyshimi i bazuar se më datë 24.06.2021, në kafiterinë ‘’VivaLa’’, në Gjilan, i pandehuri B. Z., me dashje ka privuar nga jeta të ndjerin I. C., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje verbale, me thikë i ka shkaktuar plagë prerëse, shpuese të madhësisë mbi 15 cm në qafë, ku për shkak të plagëve të marra, i njëjti ka ndërruar jetë. Me këto veprime, i pandehuri B. Z. dyshohet se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë” vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Për veprën e lartcekur, parashihet dënim nga 10 vite burg deri në dënim me burg të përjetshëm.