Home Uncategorized Arrestohet një i dyshuar për fajde, ia dha 2 mijë euro një...

Arrestohet një i dyshuar për fajde, ia dha 2 mijë euro një personi dhe i kërkoi t’ia kthejë 8 mijë

29
Advertisement



Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person nën dyshimin për fajde, shkruan Gazeta Express.

Sipas policisë i dyshuari ia kishte dhënë dy  mijë euro një personi dhe i ka kërkuar që t’ia kthejë 8 mijë euro.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur në Lipjan.

“Lipjan 25.06.2021 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin e bazuar se ka dhënë 2000 euro para me fajde viktimës mashkull kosovar dhe ka kërkuar t’ia kthej 8000 euro. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. /Express/