Home Uncategorized Vdes punëtori që u rrëzua teksa punonte në një ndërtesë në Mitrovicë

Vdes punëtori që u rrëzua teksa punonte në një ndërtesë në Mitrovicë

29
Advertisement



Ka vdekur punëtori që u rrëzua dje teksa punonte në një ndërtesë në Mitrovicë.

Ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të rënda që ka marrë.

Burimet e “Jepi zë” në Spital dhe Polici kanë konfirmuar vdekjen e punëtorit E.G, 37 vjeçar.

Sipas mjekëve, ai kishte pësuar tronditje të mëdha në kokë si dhe kishte pasur shumë plagë në trup.

Duhet theksuar se 37 vjeçari ishte duke u trajtuar në QKUK, ku edhe ka vdekur.

Ndryshe, ai po punonte në një objekt në qendër të Mitrovicës që po ndërtohet nga kompania “Afri Universal”.