Home Uncategorized Gruaja u gjet e varur , familjarët e saj hedhin dyshime tek...

Gruaja u gjet e varur , familjarët e saj hedhin dyshime tek burri por vajza mbron…

51
Advertisement

Një ditë pasi policia procedoi një 63-vjeçar nga Maliqi, pasi u akuzua se mbajti të fshehtë qe gruaja e tij ishte varur, ka reaguar edhe vajza.

Ndërkohë edhe familjarët e gruas, Fiqirie Mançe kanë hedhur akuza ndaj 63-vjeçarit, pasi nuk besojnë se ajo ka kryer aktin e vetëflijimit, madje shkojnë më tej, duke pretenduar se ka gisht burri.

Por në dëshminë e saj vajza hedh poshtë këto akuza, duke thënë se babai, Faton Mançe i ka shërbyer nënës të sëmurë për 37 vite.

Po ashtu, vajza ka rrëfyer edhe momentin e parë kur ka marrë vesh lajmin e hidhur.

“Më ka telefonuar babi dhe më ka thënë kaloja pak telefonin vjehrrit dhe vjehrrës, sepse mami është e sëmurë dhe ta çojmë pak tek doktori. Nuk më tregoi të vërtetën në fillim sepse unë jam tip që i përjetoj shumë gjërat dhe nuk më treguan të vërtetën. Vetëm motrës të madhe i kish treguar.

Gjatë gjithë rrugës isha me dyshim se mami ishte e sëmurë.- Isha me atë idenë që mami ishte ende gjallë. Sapo vij këtu shikoj njerëzit me të zeza dhe kam filluar kam qarë.

Babi i kishte thënë të gjithëve që mami im është varur.

Babi më tregoi se çfarë kishte ndodhur. Pastaj pashë trupin e pajetë të mamit, që kishte pjesën e qafës të nxirë nga litari.

Mami nuk ishte e paralizuar, ajo punonte. Ajo kishte 9 muaj që vuante nga sëmundja e bllokimit të arterieve dhe më shumë se 20 vjet nga reomatizma. Së fundi kishte bërë një operacion dhe kishtë vështirësi”

“Babi im i shërbeu mamit për 37 vite dhe nuk na ka prekur kurre asnjë fije floku.

Ai nuk ishte ne gjendje ta kryente atë akt. Kushdo që të hedhë baltë mbi babin tonë do përgjigjet. Ata që kanë hedhur akuza do përballen. Unë përderisa jam shumë e sigurt qe kjo ka qenë një vetë varje nga ana e mamit nuk kam pse e nxjerr atë nga varri. Por që të dalë e vërteta po. Do më vinte shumë keq që përveç vuajtjeve që kishte krizat nga dhimbja, por tani as atje ku është të mos e lënë rehat? Të bëhet copa-copa? Kjo do më vinte shumë-shumë keq.”

“Sa i takon faktit që familjarët nuk kanë lajmëruar policinë në momentin kur kanë gjetur të varur dhe pa shenja jete shtetasen Fiqirie Mance, vajza shprehet: “Nuk e kemi lajmëruar policinë, unë personalisht nuk isha në gjendje. Edhe personat që kanë akuzuar kanë qenë atë ditë dhe babi ua ka thënë të vërtetën që atë ditë.”