Home Uncategorized SHBA publikon raportin për menaxhimin e ujërave të Ujmanit, parashihej me Marrëveshjen...

SHBA publikon raportin për menaxhimin e ujërave të Ujmanit, parashihej me Marrëveshjen e Uashingtonit

24
Advertisement

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë dhe në Serbi, sot ka dorëzuar në Departamentin Amerikan të Energjisë në Laboratorin Kombëtar raportin për menaxhimin e ujit në Liqenin e Ujmanit, duke përmbushur kështu një nga pikat e Marrëveshjes së 4 shtatorit në Uashington.

Sot Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë dhe ajo në Beograd ua kanë dorëzuar Qeverive respektive planin e Departamentit Amerikan për Energji dhe Pacific Northëest National Laboratory për menagjimin e ujit në Liqenin e Ujmanit/Gazivodës, duke përmbushur një nga zotimet e Marrëveshjes së Ëashingtonin e nënshkruar më 4 shtator”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Ky raport nxjerr katër rekomandime për të përmirësuar sigurinë e sistemit të furnizimit me ujë nga Ujmani:

Përditësimi i infrastrukturës së ujit. Implementimi i rekomandimeve të Bankës Botërore për riparimin, mirëmbajtjen dhe përditësimin e kanalit të Ibër-Lepencit përfshirë rezervuarin e Mihaliqit, për të përforcuar sigurinë e sistemit të furnizimit me ujë dhe sigurinë e ujit në rajon.

Në raport thuhet se pas kryerjes së një vizite studimore në Prishtinë, në Liqenin e Ujmanit dhe në Beograd në tetor të vitit 2020, stafi i Laboratorit Kombëtar Pacific Northëest, ka përpiluar të dhëna hidrometeorologjike, operacione të menaxhimit të ujit dhe rrjetit të energjisë.