Home Uncategorized Vlora Çitaku reagon pas vendimit të PDK-së për zgjedhje të brendshme

Vlora Çitaku reagon pas vendimit të PDK-së për zgjedhje të brendshme

29
Advertisement

Reagon Vlora Çitaku pas vendimit të PDK-së për zgjedhje të brendshme: Hap i duhur, respekt për Hoxhajn.

Ish ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka reaguar pas vendimit të Partisë Demokratike të Kosovës që t’i mbajë zgjedhjet e brendshme për lidershipin e partisë duke thënë se kjo parti ka bërë hapin e duhur dhe se ky është një lajm jashtëzakonisht i mirë.

“Respekt maksimal për Enver Hoxhajn, i cili në rrethana krejt të jashtëzakonshme mori përgjegjësinë për ta udhëhequr PDK-në”, ka shkruar Çitaku në llogarinë e saj.

Tutje, Çitaku është shprehur se përtej ndryshimeve nominale, ndryshimet programore dhe strukturore janë po aq të rëndësishme dhe se roli i opozitës në demokraci është vital.