Home Uncategorized Gjenden mjete shpërthyese në Graçanicë, policia në vendin e ngjarjes

Gjenden mjete shpërthyese në Graçanicë, policia në vendin e ngjarjes

35
Advertisement



Mëngjesin e sotëm janë gjetur mjete shpërthyese në fshatin Preoc të Graçanicës. Për rastin është njoftuar policia, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve shpërthyese.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 08:40 është pranuar informata se në një vend punishte në fshatin Preoc, janë gjetur disa mjete të dyshimta që dyshohet të jenë mjete shpërthyese. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për tu siguruar nga rreziku i shpërthimit eventual. Në vendngjarje po ashtu janë ftuar edhe ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve shpërthyese, të cilët aktualisht po vazhdojnë punën deri në pastrimin e plotë të perimetrit të siguruar nga ana e policisë”, ka thënë Ahmeti.