Home Uncategorized Do të jetë shumë nxehtë për qershorin, meterologia jep lajmin e keqq:...

Do të jetë shumë nxehtë për qershorin, meterologia jep lajmin e keqq: Temperaturat do të rrinten shumë gradë, ja sa

50
Advertisement

Meteorologia Adiola Bani e Meteoalb tha sot se temperaturat e larta këtë javë në vendin tonë pritet të arrijnë deri në 41 gradë Celcius, një anomali e qartë kjo për muajin qershor, me një rritje prej 10 gradësh nga normalja.

Bani foli në edicionin e lajmeve të mesditës: “Jo vetëm vendi ynë, por i gjithë rajoni i Ballkanit preket nga masat ajrore nga veriu i Afrikës, që kanë sjellë temperatura të larta në vendin tonë, prezencë të grimcave të pluhurit; gjithashtu, edhe prezenca e lagështisë në ajër, bën që këto temperatura të ndihen akoma më të larta nga temperaturat e matura aktualisht”.

“Këto kushte të motit në fakt do të mbeten jo vetëm gjatë ditës së sotme, ku termometri ngjitet në 37 apo 38 gradë Celcius në territorin shqiptar, por nga dita e nesërme dhe të paktën deri të premten, sërish do të kemi rritje të ndjeshme të temperaturave duke bërë që termometri të ngjitet në 40 po dhe 41 gradë Celcius.

Temperaturat e qershorit janë maksimale deri në 30 gradë Celcius dhe çdo vlerë mbi to është një anomali.

Duke filluar nga dita e nesërme ne kemi një rritje të ndjeshme të temperaturave ku anomalia do të jetë me 10 gradë: nga 30 ne presim 40 apo 41 gradë Celcius në territorin shqiptar, situatë që do të vijojë deri në fundin e muajit qershor.

Qershori do të mbyllet me temperatura të larta. Dhe pse gjatë fundjavës ne presim një rënie me 1 apo 2 gradë, do të jetë një rënie e papërfillshme, jo shumë e ndjeshme e temperaturave të ajrit. Kështu që këto temperatura të larta dhe kjo vala e të nxehtit afrikan, që ka përfshirë pothuajse gjithë rajonin e Mesdheut dhe kryesisht Italinë dhe Gadishullin e Ballkanit, i sjell këto temperatura të larta”.