Home Uncategorized Nga sot Gjermania heq kufizimet për Ѕhqiрërinë! Kuѕhtet: Mund të udhëtoni me...

Nga sot Gjermania heq kufizimet për Ѕhqiрërinë! Kuѕhtet: Mund të udhëtoni me сertifikatë vakѕinimi, por nuk pranohet…

29
Advertisement

Që prej ditës së sotme, Gjermania ka vendosur të heqë kufizimet e hyrjes së udhëtarëve shqiptarë, por kalimi bëhet vetëm duke plotësuar një prej tre kushteve.
Kushtet janë: Test Co vidi, dëshmi që e ka kaluar sëmundjen apo është vaksinuar me një nga vaksinat e njohura nga EMA. Aktualisht vaksinat e njohura nga Gjermania janë Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.

Për pasaportat biometrike kërkohen dy dozat e vaksinave të aprovuara nga EMA, apo një dozë e Johnson & Johnson. Kujtojmë se në vendin tonë, një pjesë e madhe kanë marrë edhe doza të vaksinës kineze Co ronavac, por kjo vaksinë nuk është e njohur nga Gjermania, ndaj kalimi duhet të bëhet me test Co vidi apo dëshmi që ka kaluar sëmundjen.

Ndërkohë, udhëtarët e vaksinuar plotësisht duhet të kenë dokument dokument që provon vaksinimin apo shërimin, i formuluar në gjuhën gjermane, angleze, franceze, italiane apo spanjolle, në versionin hard copy apo atë digjital.

Njoftimi i plotë

Qeveria Federale Gjermane ka hequr të gjitha kufizimet e hyrjes për personat me banim në Shqipëri. Efekti i këtij vendimi fillon sot, ditën e dielë, më 20.06. 2021. Udhëtimet drejt Gjermanisë të personave me banim në Shqipëri dhe pasaporta biometrike, duke filluar nga kjo datë janë përsëri të lejueshme për të gjitha kategoritë e udhëtimit.

Për të gjithë pasagjerët e Tirana International Airport që udhëtojnë në Gjermani kërkohet nje nga këto kritere:

1) një test CO VID, ose

2) një dëshmi që personi e ka kaluar

3) ose është vaksinuar (vaksinimi me vaksinat e njohura nga EMA).

Konkretisht vaksinat që janë të njohura nga Gjermania janë Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson. Për pasaportat biometrike kërkohen dy dozat e vaksinave të aprovuara nga EMA, apo një dozë e Johnson & Johnson.

Për udhëtarët, që hynë në Gjermani në rrugë ajrore, vazhdon të jetë në fuqi detyrimi i një testi përpara nisjes (test PCR- jo më herët se 72 orë përpara fluturimit, ose test antigen, jo më herët se 48 orë përpara fluturimit).

Udhëtarët e vaksinuar plotësisht me një prej vaksinave të përmendur në linkun https://www.pei.de/impfstoffe/covid-19 apo të shëruarit (jo më pak se 28 ditë pas shërimit dhe jo më shumë se 6 muaj pas tejkalimit të infeksionit), të cilët zotërojnë një dokument që provon vaksinimin apo shërimin, i formuluar në gjuhën gjermane, angleze, franceze, italiane apo spanjolle, në versionin hard copy apo atë digjital, nuk është e nevojshme të paraqesin një test negativ në momentin e hyrjes në rrugë ajrore nga Shqipëria në Gjermani.

Nuk është më i detyrueshëm regjistrimi digjital i udhëtimit dhe detyrimi i karantinës.