Home Lajmet Lindita kap për fyti Oltin dhe largohet duke qarë nga studioja

Lindita kap për fyti Oltin dhe largohet duke qarë nga studioja

37
Advertisement

Përputhen 40, Lindita kap për fyti Oltin dhe largohet duke qarë nga studioja.

Në emisionin e sotëm Përputhen+40, Lindita shpërtheu në lot si kurrë më parë. Shkak për këtë u bë deklarata e Oltit, i cili tha se ajo vetëm i ka përdorur meshkujt në program.

“Çimi ka bërë zgjedhjen më të mirë (referuar Stelës) për veten e tij, për jetën e tij. Ti Lindita ke bërë çmos si e si të bësh Çimin xheloz, me sjelljen ndaj meje, me Ilirin në kurriz, me kërcimin me këtë, me të dalurën me Samiun, me i nxjerr kallamin Samiut, tani nuk e di ça i ke nxjerr Armandit. Ke bërë çmos”, tha ai.

Lindita u revoltua dhe kërkoi ndërprerjen e programit.

Ajo u çua nga vendi i saj dhe shkoi në drejtim të Oltit duke e kapur për fyti.

“Ti nuk je askushi këtu. Ti të më thuash mua përdor meshkujt”, tha Lindita.

Oltti: Unë bëj ça të dua unë, jo ça më thua ti. Ti na ke përdorur moj vajzë

Lindita u largua mes lotësh dhe në gjendje të rënduar nga studioja.