Home Uncategorized Arrestohet pasi tentoi të kalojë ilegalisht kufirin Kosovë-Serbi dhe të kontrabandojë derivate...

Arrestohet pasi tentoi të kalojë ilegalisht kufirin Kosovë-Serbi dhe të kontrabandojë derivate të naftës

39
Advertisement



Policia e Kosovës, në këtë rast zyrtarët kufitarë. Sot në fshatin Banjë të Komunës së Zubin Potokut, fshat ky i cili gjendet në brezin kufitar, gjatë patrullimit kanë ndaluar një automjet i cili në rrugë alternative ka tentuar të kalojë kufirin Kosovë – Serbi. 

Automjeti i ndaluar nga patrulla policore kufitare, në dalje të RKS-së, i cili posedonte targa (NP) drejtohej  nga personi me vendbanim po ashtu nga Novi Pazari dhe kishte të ngarkuar derivate të naftës në sasi prej 1,354 litra naftë.

Nën dyshimin e kryerjes së veprave penale; “Kalim i pa autorizuar i vijës kufitare”  dhe “Kontrabandim me mallra”, i dyshuari është ndaluar dhe automjeti është konfiskuar.

“Me vendim të prokurorit kompetent, personi i dyshuar është dërguar në mbajtje, përderisa automjeti dhe malli i kontrabanduar i janë dorëzuar Doganës së Kosovës”, njofton policia, transmeton Gazeta Express.