Home Uncategorized Osmani nga Turqia u reagoi vendeve që po shfaqin pabarazi në rastin...

Osmani nga Turqia u reagoi vendeve që po shfaqin pabarazi në rastin me COVID-19

23
Advertisement

Osmani në Turqi: Covid-19 përveç emergjencës shëndetësore, ka shtuar pabarazitë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të sesionit të parë të Antalya Diplomacy Forum, ka deklaruar se COVID19, ka dëshmuar se duhet të rishikuar modeli aktual i globalizmit, pasi me pandeminë është dërguar mesazh i qartë se sa jo i balancuar është aktiviteti njerëzor karshi mjedisit.

Osmani në vazhduar vizitën në Turqi, ku ishte panelise në kuadër të sesionit të parë të Antalya Diplomacy Forum, së bashku me Mohamed Abdullahi Farmajo – president i Somalisë, Uhuru Kenyatta – president i Kenyas, Abdullah Abdullah – kryesues i këshillit të lartë të Afganistanit për Pajtim Kombëtar.

“Josep Borell – përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian dhe nënkryetar i Komisionit Evropian, dhe Mathias Cormann – Sekretar i Përgjithshëm në OECD, diskutuam për qeverisjen globale dhe qasjet e reja për zgjidhje globale. Nisur nga situata e krijuar me pandeminë, theksova qe COVID19, përveç emergjencës shëndetësore, ka shtuar pabarazitë, na ka dëshmuar se duhet të rishikojmë modelin aktual të globalizmit, ka rivënë në qendër të vëmendjes rëndësinë e multilateralizmit, dhe se ka dërguar mesazh të qartë se sa jo i balancuar është aktiviteti njerëzor karshi mjedisit. Duke falënderuar shtetet mike dhe nismat si COVAX për ndihmën e tyre në këto kohë sfiduese, theksova që në mënyrë të ngjashme duhet të kultivojmë tutje solidarizmin, por gjithnjë duke pasur për bazë kritere të drejta, si dhe të sigurohemi që të ringritemi përmes politikave që promovojnë gjithpërfshirjen dhe barazinë gjinore”, ka shkruar ajo.