Home Uncategorized “Zonat serbe në Kosovë mund të marrin autonomi sikur Irlanda e Veriut”

“Zonat serbe në Kosovë mund të marrin autonomi sikur Irlanda e Veriut”

52
Advertisement

“Gazeta Financial Time ka intervistuar Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me të cilin ka folur rreth Kosovës dhe mundësisë që Serbia të integrohet në BE. Vuçiq ka thënë se ai është i obsesionuar pas Kosovës, duke theksuar se pa u zgjidhur ky problem gjithçka që ai ka arritur në Serbi nuk do të jetë e qëndrueshme. FT shkruan se zonat serbe në Kosovë mund të marrin autonomi të ngjashme me Irlandën e Veriut.

“Unë jam i obsesionuar me Kosovën. Pa e zgjidhur këtë problem gjithçka që kam arritur nuk do të jetë e qëndrueshme. Kriza e parë do të na mbysë“, ka thënë ai.

Financial Times shkruan se për t’u kualifikuar për anëtarësim në BE, Vuçiq duhet ta zgjidhë kontestin me Kosovën.

“Zgjidhja më e mundshme do të përfshijë një autonomi dhe aranzhmane të ndarjes së pushtetit, e ngjashme me Irlandën e Veriut, për zonat e dominuara serbe në këmbim të njohjes së shtetësisë së Kosovës, por edhe kjo do të jetë shumë për shumë serbë dhe kjo zgjidhje do të përballet me pengesën e referendumit. Vuçiq, sipas FT, mund të presë rezistencë të ashpër nga disa qarqe përfshirë edhe Kishën Ortodokse Serbe”.