Home Uncategorized Jepet lajmi i kobshëm/ Shqiptarja që ndihmoi shumë emigrantë jep shpirt nga...

Jepet lajmi i kobshëm/ Shqiptarja që ndihmoi shumë emigrantë jep shpirt nga sëmundja e ligë: Nuk e mundi dot për 5 vite

56
Advertisement

Pas një sëmundjeje të rëndë dhe një lu fte gati 5-vjeçare është ndarë nga jeta në Toronto të Kanadasë Voisava Lena, e cila për gati dy dekada ishte bashkëproducente së bashku me bashkëshortin e saj Ilir Lena e kanalit televiziv shqiptar në Kanada “Pasqyra Shqiptare”.

Lajmin e bëri të ditur në profilin e tij në Facebook bashkëshorti i saj Iliri, i cili në fillim thekson se “Për 18 vjet bashkëproducente e emisionit tonë, mbështetje e pakursyer dhe frymëzim për mua. Unë humba gruan dhe shoqen e jetës, por edhe komuniteti shqiptar humbi një shqiptare të mirë.”
Menjëherë pas publikimit të lajmit të kobshëm, aktivistë të komunitetit shqiptar, shkrimtarë, artistë e intelektualë të këtushëm e kujtojnë karakterin e saj fisnik si një njeri pozitiv për shoqërinë në përgjithësi, dhe për komunitetin shqiptar në veçanti.

Shkrimtari shqiptar në Kanada Përparim Kapllani, ka kujtuar momente të mira me të. “Të dashur miq! Më lejoni që në këto çaste të hidhëruara për komunitetin, të ndaj një moment të bukur me zonjën Voisava Lena, bashkëshorten e Ilir Lena, drejtorit të Pasqyra Shqiptare TV.

Ishte maji i vitit 2017 dhe Lena më kishte ftuar për një intervistë në zyrat e Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze në Toronto. Për çudinë time, bashkë me Ilirin kishte ardhur edhe Voisava, megjithëse nuk ndihej mirë nga sëmundja e rëndë.

Lajm i zi për botën e medias! Ndahet nga jeta aktivistja dhe producentja shqiptare, bashkëshorti i saj prek me fjalët (Emri) – Aktualitet