Home Uncategorized Katër persona në Prishtinë bëhen për mjek pas një mosmarrëveshjeje në trafik

Katër persona në Prishtinë bëhen për mjek pas një mosmarrëveshjeje në trafik

32
Advertisement



Katër persona kanë marrë ndihmë mjekësore pas rrahjes për një mosmarrëveshje rreth një kundërvajtjeje në trafik, raporton Express

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Prishtinë, ku katër të dyshuarit janë rrahur dhe i kanë shkaktuar lëndime njëri-tjetrit.

Përveç kësaj, janë dëmtuar edhe dy vetura të të dyshuarve.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në ndalim policor për 48 orë.

“Prishtinë, 17.06.2021-19:10. Pas një mosmarrëveshje rreth një kundërvajtje në trafik, katër te dyshuar meshkuj kosovarë janë rrahur në mes vete, duke i shkaktuar lëndime trupore njëri tjetrin. Të dyshuarve iu është ofruar ndihma mjekësore si dhe gjatë rrahjes janë dëmtuar dy vetura të dyshuarve. Me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, ka njoftuar policia./