Home Uncategorized Ambasadori amerikan tregon kush është armíku më i madh i Kosovës

Ambasadori amerikan tregon kush është armíku më i madh i Kosovës

86
Advertisement

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett ka qenë i drejtpërdrejt dhe shumë i prerë në deklaratat e tij në një intervistë për Radio Kontakt Plus, ku ka folur lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, qasjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në të, si dhe për atë se si Kosova është bërë shumë e varur nga ndihma e ndërkombëtarëve.

Kosnett ka thënë se armiku më i madh i Kosovës është vetëkënaqësia. Ai tha se ndihma të cilën Kosova e pret çdoherë nda ndërkombëtarët nuk do të zgjasë përgjithmonë.

“Mendoj se armiku më i madh i Kosovës është vetëkënaqësia. Çfarë dua të them me këtë? Gjatë njëzet viteve të fundit, një situatë ka lindur në Kosovë ku njerëzit janë mësuar me bashkësinë ndërkombëtare që hedh shumë para në vend, duke e ndihmuar popullin e Kosovës për t’i zgjidhur problemet e tij. Sa herë që ka krizë të brendshme, anëtarët e Quintit, KFOR-i ose BE-ja janë atje për t’ua mbajtur duart njerëzve dhe për t’i ndihmuar ata në momente të tilla. Nuk do të zgjasë përgjithmonë”, tha Kosnett.

Ambasadori amerikan ka shprehur shqetësimin e tij edhe për varësinë e ekonomisë së Kosovës nga të hyrat nga diaspora. As kjo, sipas tij, nuk do të zgjasë gjithmonë.

“Gjithashtu, Kosova është bërë shumë e varur, me disa që thonë se deri në 30% të ekonomisë së saj bazohet në të hyrat nga diaspora. Nuk do të vonojë shumë. Dhe unë e them këtë sepse në SHBA kemi shumë përvojë me komunitetet e emigrantëve që vendosen në SHBA. Modeli është gjithmonë i njëjtë. Brezi i parë do të dërgojë shumë para në shtëpi, gjenerata e dytë jo. Mendoj se kjo qëndron edhe për diasporën e Kosovës në të gjithë Evropën. Pra, ne do ta vazhdojmë këtë vetëkënaqësi ngadalë, nuk do të marrim vendime të vështira politike dhe miqtë tanë ndërkombëtarë do të jenë aty për ne – kjo do të ndryshojë. Shtetet e Bashkuara janë partneri i Kosovës. Ne do të mbetemi partner i Kosovës. Sidoqoftë, të gjitha programet tona të ndihmës synojnë ta ndihmojnë Kosovën të bëhet një vend i pavarur, i vetëmjaftueshëm. Ato nuk synojnë të jenë grante të përhershme. Dhe unë mendoj se shoqëria e Kosovës pritet të bëhet më e pjekur dhe të marrë më shumë përgjegjësi”, deklaroi Kosnett.

Ai tha se është normale që SHBA-ja ka investuar aq shumë në Kosovë, duke e krahasuar këtë me mënyrët se si amerikanët i trajtojnë fëmijët e tyre e më pas i bëjnë të vetëdijshëm se duhet ta gjejnë një punë dhe të bëhen të pavarur.

“Ne presim që Kosova të bëhet më e pjekur si demokraci dhe si ekonomi dhe të marrë më shumë përgjegjësi. Nuk mendoj se kjo është diçka negative. Është normale që një vend në të cilin ne ofrojmë ndihmë të madhe, ta ndihmojë në ndërtimin e kapaciteteve të tij, të bëhet gjithnjë e më i pavarur. Rreth një vit më parë, një nga udhëheqësit politikë të Kosovës më tha, e di, është faji i ndërkombëtarëve që ne varemi kaq shumë nga ju dhe nuk mund të prisni që kjo të ndryshojë brenda natës, sepse ju e krijuat këtë kulturë. Dhe kjo duhet të merret parasysh, por përgjigjja ime është të shohim se si amerikanët i trajtojnë fëmijët e tyre. Ne i trajtojmë ata si bizhuteritë e çmuara për 18 ose 20 vjet, dhe pastaj ne themi mirë, shkoni dhe gjejeni një punë, gjejeni një apartament, jetoni jetën tuaj. Ne nuk pushojmë së dashuruari fëmijët tanë”, deklaroi Kosnett.