Home Uncategorized Vjen Ministri te inspektoi Stërvitjen fushore te Ushtarve

Vjen Ministri te inspektoi Stërvitjen fushore te Ushtarve

26
Advertisement

Stërvitja përkatëse, si pjesë e programit akademik dhe profesional, është realizuar nga data 7 qershor dhe përfundon më 18 qershor.

Me këtë rast, ministri u shprehë i kënaqur me përgatitjen e përgjithshme të kadetëve dhe me sukseset e QSU-së në përgjithësi. Ai theksoi se kjo stërvitje është një sfidë për të gjithë, dhe se performancën e demonstruar e vlerësoi lart duke i përgëzuar të gjithë për përmbyllje shumë të suksesshme të këtij viti akademik.

Gjithashtu ministri Mehaj potencoi se ndër synimet e tij është avancimi edhe më i madh i kapaciteteve të shkollimit ushtarak në të gjitha nivelet sipas standardeve më të avancuara të vendeve të NATO-s duke i inkurajuar të gjithë për angazhim dhe përkushtim sa më të lartë në studime në mënyrë që karriera ushtarake të realizohet me vetëbesim dhe kompetencë të lartë profesionale.