Home Uncategorized Ndërron jetë shoferi i ambasadës së Kosovës në Hagë

Ndërron jetë shoferi i ambasadës së Kosovës në Hagë

25
Advertisement

Vdes shoferi i ambasadës së Kosovës në Hagë.

Ka ndërruar jetë shoferi i ambasadës së Kosovës në Hagë, Artur Metani.

Lajmin e bën të ditur përmes një njoftimi në llogarinë zyrtare të ambasadës në Facebook, ku thuhet se vdekja e tij erdhi pas një sëmundje të shkurtër.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë për vdekjen e parakohshme, pas një sëmundjeje të shkurtër, të kolegut, mikut dhe vellait tonë të dashur, Artur Metani, shofer në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Hagë. Ngushëllimet tona të thella për familjen dhe miqtë nga Kosova, Shqipëria, Holanda dhe gjithandej. Pusho në paqe, Artur. Do të të kujtojmë përherë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.