Home Uncategorized Sot bastisje në veri nga Njësia Speciale

Sot bastisje në veri nga Njësia Speciale

41
Advertisement

Departamenti i Hetimeve (DHTI) dhe Inteligjencës sot ka zhvilluar një aksion kontrolli bastisje në Zubin Potok, në katër lokacione nën dyshimin se janë kryer veprimtari të kundërligjshme – transaksione fiktive.

Aksioni është zhvilluar me sukses dhe pa ndonjë problem, ku në mbështetje të zyrtarëve të DHTI-së kanë qenë Njësia Speciale. Aksioni është zhvilluar me autorizim

Sipas informacioneve nga tereni janë gjetur disa dëshmi se personat dhe subjektet e caktuara, janë marrë me veprimtari të kundërligjshme – lëshimin e faturave fiktive.

Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar prova materiale, si: USB dhe dokumentacion tjetër që dëshmojnë shmangie tatimore, vlera e faturave fiktive të lëshuara dyshohet të jetë mbi 4 milionë euro, thuhet në komunikatë.