Home Uncategorized Tre polic dhe Komandanti i policis se veriut ikin në Serbi

Tre polic dhe Komandanti i policis se veriut ikin në Serbi

156
Advertisement

Ata dyshohet se janë duke u fshehur në Serbi, pas dyshimeve se janë përfshirë në kr im të organizuar, marrje ryshfeti e keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Prokurori i rastit i cili është duke udhëhequr hetimet në këtë rast, thotë se Prokuroria do të vazhdojë përpjekjet e saj për t’i ar restuar edhe këta zyrtarë.
Ndërsa, Inspektorati Policor tashmë ka kërkuar suspendimin e këtyre zyrtarëve policorë, derisa në vazhdimësi është në kërkim të tyre.
Prokuroria Speciale pritet t’i zgjerojë hetimet edhe për zyrtarë të tjerë, të cilët gjithashtu dyshohet se ishin pjesë e grupit, i cili funksiononte në veri.

Dy javë më parë, Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Inspektoratin Policor dhe Prokurorinë Speciale, në mesin e tyre edhe komandantin e Stacionit policor në Zubin Potok, me dyshimet për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”, “marrje ryshfeti” dhe “kontrabandim me mallra si dhe tregti të ndaluar”.