Home Uncategorized Dëmtim i madh i një gyp të ujit në Prishtinë, këto lagje...

Dëmtim i madh i një gyp të ujit në Prishtinë, këto lagje do të mbeten pa ujë

42
Advertisement



Para pak çastesh ka shpërthyer një gyp i ujit te rruga e ” Tiranës” që lidhet me rrugën e UÇK -së në Prishtinë, në afërsi të hekurudhës.

KRU” Prishtina” ka njoftuar se ekipet e operimit dhe mirëmbajtjes kanë dalë në vendin e ngjarjes , fillimisht për ta ndërprerë ujin , me qëllim sanimin e gypit.

“Pa furnizim me ujë, deri në sanimin e gypit do të mbesin zonat: Një pjesë e lagjes Arbëria deri te komuna e re e Prishtinës ,lagjja Lakrishte dhe një pjesë e lagjes Dardania, në Prishtinë. Dëmtimi është i madh”, thuhet në njoftimin e tyre.