Home Uncategorized Punëtori bie nga lartësia në Prishtinë, arrestohet pronari i firmës

Punëtori bie nga lartësia në Prishtinë, arrestohet pronari i firmës

35
Advertisement

Një punëtor ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi ka rënë nga lartësia rreth 4 metra, përderisa ishte duke punuar.

I njëjti është dërguar për trajtim në QKUK, ndërsa policia ka arrestuar pronarin e firmës.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

RREZIKIM I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS /Prishtinë, 13.06.2021-11:55. Raportohet se viktima mashkull kosovar, gjersa ka qenë duke punuar, është rrëzuar nga lartësia rreth 4 metra, dhe për pasojë ka pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar në QKUK. Me vendim të prokurorit, pronari i firmës-i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje.