Home Uncategorized Edhe një anëtar i PDK-së shpall kandidaturën për kryetar të Drenasit

Edhe një anëtar i PDK-së shpall kandidaturën për kryetar të Drenasit

25
Advertisement

Edhe një kandidat tjetër nga PDK-ja për kryetarin e Drenasit.

Edhe një kandidat nga Partia Demokratike e Kosovës ka shpallur kandidaturën për Drenasin. Me Arsim Mehmetin, nga ky subjekt bëhen tre pretendentë për të qenë në krye të garës për kryetar të këtij qyteti.

Megjithëse qendra është deklaruar se e përkrahë Ramiz Lladrovcin, dhe që kjo është një cështje e mbyllur, Mehmeti, i tha Klanit se duke u bazuar në një deklaratë të ushtruesit të detyrës së kryetarit të partisë se do të mbahet një konventë zgjedhore së shpejti, pret që edhe vendimet e tij për kandidatët të bien poshtë.

Por në rast se edhe strukturat e reja nuk e përkrahin, paralajmëron se do të krijoj një iniciativë qytetare, me të cilën pretendon se do të tërheqë votuesit e PDK-së por edhe të partive tjera. Se nuk heqin dorë nga kandidimi ditë më parë u patën deklaruar edhe 2 tjerët, Ramiz Lladrovci, e Driton Ajazi. Por kjo krisje nuk po shihet si ndarje nga ana e qytetarëve që thonë se në këtë vend do të votohet PDK-ja pavarësisht kandidatit. Ndërkaq, nga subjekti që vite më parë ishte ndarë nga PDK, Nisma Socialdemokrate, thonë se këso paknaqësish dalin rëndom në prag të zgjedhjeve, teksa përvete ende nuk kanë përcaktuar një kandidat.

Ngjashëm me ta diçka konkrete nuk kanë as partitë tjera, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e Lidhjes Demokratike të Kosovës.