Home Uncategorized E rëndë: V’des 12 vjeçari kosovar, iu vonua ndihma e shpejtë dy...

E rëndë: V’des 12 vjeçari kosovar, iu vonua ndihma e shpejtë dy orë

74
Advertisement

Institucionet publike shëndetësore në Kosovë vazhdojnë të bartin pacientë me numër të kufizuar të autoambulancave. Ndërsa, ndonëse vonesa e tyre mund të kushtojë edhe me jetë, rastet kur autoambulancat nuk paraqiten me kohë, nuk janë të pakta në Kosovë. Derisa vendi tashmë disa vite ka në dispozicion vetëm rreth 100 autoambulanca, numri i veturave zyrtare në përdorim ka qenë mbi 900.

Rreth dy orë pretendohet se është vonuar autoambulanca e thirrur për vetëaksidentin që ndodhi më 4 qershor të këtij viti në fshatin Gadime të Lipjanit, ku si pasojë një 12 vjeçar nuk mundi t’i përballojë p lagët e marra. Kështu së paku janë shprehur për media dëshmitarë të aksidentit.

“Rreth orës 14:00 ka ndodhë një vetëaksident, ku ka mbetur i vdekur një 13 vjeçar dhe dy tjerë janë lënduar. Vetura ka qenë ne shpejtësi të madhe, policia është vonuar shumë, kurse autoambulanca ka ardh pas dy orëve. Lipjani nuk është aq larg që të vonohen aq shumë”, ka thënë ditë më parë Ardit Ajeti për media.

E për këto raportime është njoftuar edhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Lipjan e drejtoria për Shëndetësi në këtë komunë.

Ndërsa, Krasniqi është shprehur se mund ta kuptoj se në këto raste të rënda 1 minutë vonesë qytetarëve u duket si 1 vit.

“Ne e kemi nis autoambulancën pas thirrjes së policisë diku në orën 15:03 minuta dhe menjëherë është intervenuar, është shkuar në vendin e ngjarjes dhe është transferuar pacienti për në QKUK. Është bërë edhe reanimimi i pacientit në shtratin e autoambulancës për t’i ndihmuar sa më shpejt”, ka deklaruar ai.